Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjine lindore do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë.
Në zonat malore do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.Edhe orët e pasdites do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.
Zonat më të ftohta do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat më ulëta do të shënohet në Peshkopi -9 gradë C.Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./a.m.