Futet ngadalë në barnatore. 42-vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në barnatore në mesditë, farmacisti nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet. Zgjatet në raftin e viagrave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak në fshehtësi. Nëse qëllon ndonjë klient në barnatore ai pret derisa të shkojë e askush të mos e kuptojë se çfarë ilaçi i duhet. “Këto t’i ngrehin flokët përpjetë…”, i thotë farmacisti dhe qeshet.
Klienti shikon përreth. Sheh vetëm një person të moshës së tij dhe nuk heziton të flasë. “Edhe ai mjaltë ishte i mirë. Por nuk vjen me këto…”, thotë burri shtatmesëm e fytyrë rrumbullake.
Megjithëse dëshiron të tregojë se nuk dorëzohet edhe kur mbetet pa ilaç. “Vetëm aroma e ‘dushkut’ mjafton shpesh. Por këto po të plotësojnë 100 për qind…”, thotë ai dhe qeshet në zë.
Përjashta e pret një veturë luksoze me xhama të errët. Brenda saj duket vetëm hija e një femre që pret të dashurin e saj.
Pauzën në motel
Burri që punon në një institucion shtetëror shpesh kohën e pauzës së tij e kalon me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh. “E kemi gjetur një vend të mirë qatje, rrugës për në Ferizaj…”, thotë në buzëqeshje dhe nuk e ndalon rrëfimin edhe kur i tregojmë se jemi gazetarë dhe se një prononcim i tij do të ishte i mirëseardhur.
“Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash me ta lëshu banesën askush. Ktyneherë ka qenë keq. Baheshim telash duke shku nëpër dosta e studenta”, rrëfen ai./Zeri.info/a.m.