Një urë që ndodhet më shumë se 500 metra nga toka dhe që cilësohet si më e larta në botë u hap për të rregulluar qarkullimin në Kinë, që lidh dy provinca malore në jugperëndim të vendit.
“Ura Beipanjiang arrin lartësinë maksimale 565 metra sipër një lumi”, njoftoi departamenti i Transporteve në Guizhou në një komunikatë.
Ky aks i ri do të mundësojë lidhjen e qytetit të Xuanëei, në provincën Yunnan dhe të Shuicheng, në provincën Guizhou, për një orë kundrejt katër orë që ishte më parë.
“Infrastruktura, e gjatë 1 341 metra, u arrit farë një investimi prej më shumë se 1 miliard juan (138 milionë euro)”, sipas medies lokale.
Nëse përllogaritet vetëm lartësia e strukturave të urës, dhe jo distanca që ndan asfaltin e urës nga toka, është struktura e urës në Millau, në Francë, që mban vendin e parë në botë, me një lartësi prej 343 metra, përgatiti Koha. (b.an)