Mbrëmja ka rezervuar një surprizë të keqe për banorët pranë Zogut të Zi. Burime policore njoftojnë se një kazino në e kesaj zone ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri. Autori i dyshuar i cili quhet Ilir Leli, i maskuar me kapuç dhe me armë në dorë, ka hyrë në kazino dhe ka detyruar punonjësit t’i japin xhiron ditore. Bëhet fjalë për një shumë prej 800 mijë lekë të vjetra. Leli mësohet se më pas u largua prej vendit të krimit.
Por informacionet thonë se 47-vjeçari Leli, pasi ka ikur nga kazinoja, është përpjekur që të kryejë një tjetër vjedhje në një kazino pranë Prokurorisë së Tiranës, tek rruga ‘Mine Peza’. Ai u arrestua teksa tentonte të kryente vjedhjen e dyte nga punonjës të komisariatit nr. 3 dhe Sektori Operacional. Sipas policisë Ilir Leli eshte person me rrezikshmëri të lartë.