Bukuria vjen nga brenda, dhe për këtë duhet të konsumoni ushqime të cilat përmbajnë kolagjen. Kështi, duke ngrënë mirë mund të zvogëloni rrudhat tuaja. Kolagjeni është proteina e cila luan rol kyç në pamjen e lëkurës sonë dhe është përgjegjëse për pamje rinore dhe lëkurë të shëndetshme.
Me kalimin e viteve përqëndrimi i kolagjenit zvogëlohet, dhe si pasojë e kësaj shfaqen rrudhat. Pas moshës 25-vjeçare fillojnë të vërehen shenjat e para të plakjes, dhe në vend që të merrni preparate të shtrenjta, ushqejeni lëkurën nga brenda.
Ka ushqime të cilat janë të pasura me kolagjen, prandaj duhet t’i përfshini në menunë tuaj ditore.
Salmoni, skumbri dhe sardelet
Këto ushqime janë të pasura me acidet yndyrore omega-3, të cilat i bëjnë ato të shkëlqyeshme në luftën kundër plakjes së lëkurës. Konsumimi i peshkut mund të ndihmojë edhe si parandalues në ditët rinore kur rrudhat nuk shihen. Përfshini këto ushqime në menu dhe do t’i siguroni lëkurës sasi të mjaftueshme të kolagjenit.
Soja dhe tofu
Nëse e përfshini sojën dhe tofun në ushqim mund të kompensoni gjashtë për qind kolagjen për gjashtë muaj. Tingëllon shkëlqyeshëm, apo jo? Soja përmban fitoestrogjen, i cili ka efekt sikur hormoni estrogjen dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në mbajtjen e pamjes rinore.
Mishi i bibës
Mishi i bibës është burim i shkëlqyeshëm i proteinave, sepse madje 25 deri 30 për qind e të gjithë proteinave në trup përmbajnë kolagjen. Ky mish përmban edhe një përbërës të shkëlqyeshëm për luftë kundër plakjes së lëkurës, dhe kjo është proteina karnosinë e cila ngadalëson procesin e plakjes.
Spinaqi
Perimet që kanë gjethe me ngjyrë të gjelbër të errët, ku bëjnë pjesë edhe spinaqi dhe lakra e gjelbër, janë të pasura me luteinën antioksidante e cila neutralizon radikalet e lira. Ushqimet e pasura me antioksidante janë të nevojshme për t’u mbajtur niveli i kolagjenit në trup dhe pamja rinore.
Luleshtrydhet
Ky frut përmban përqindje të lartë të vitaminës C, dhe përveç kësaj ndihmon në ruajtjen e kolagjenit të marrë nga ushqimet dhe atij ekzistues.
ma.me