Në përfundim të këtij procesi, për 168 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për dy kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i pestë (në total 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 294.010.239 lekë.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.
ma.me