jë lajm i ardhur nga Lindja e Largët trondit përsëri futbollin: Kina dëshiron edhe Cristiano Ronaldon, me një ofertë të paparë për lojtarin dhe klubin e tij. Pasi Shanghai Shenhua mori Carlos Tevez dhe e bëri lojtarin më të paguar në botë me 38 milionë euro në vit, tani një klub tjetër është gati të bëjë marrëzi, duke i ofruar Ronaldos 150 milionë në vit, si dhe 300 milionë euro Realit për transferimin.
Jorge Mendes, agjenti i CR7, e ka konfirmuar në Sky Sport lajmin, duke shtuar edhe se nuk është hera e parë.
“Ronaldo është më i miri në botë, më i miri i të gjitha kohëvem është normale. Por ai është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë aty. Në Kinë është një treg i ri, mund të blejnë këdo. Por me Cristianon është e pamundur. Ai dëshiron të qëndrojë te Real, paratë nuk janë gjithçka në jetë”, thotë Mendez.
cm/d.i.