Shkrimtari , publicisti e politikani Veton Surroi, sot, në një postim në profilin e vet të Facebookut ka reaguar ndaj një deklarimi të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Turqi, transmeton Koha.net.
Surroi, në fakt e ka kundërshtuar konstatimin e Thaçit se “çdokush që është terrorist në Turqi është terrorist edhe në Kosovë”. Duke e bërë këtë kundërshtim, Surroi ka thënë se Kosova e Turqia nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta tash e 100 vjet.
Ky është postimi i Surroit:
Çdokush qe është terrorist në Turqi nuk është terrorist në Kosove. Çdokush qe është polic në Turqi nuk është polic në Kosovë. Çdokush qe është prokuror e gjykatës në Turqi nuk është gjykatës e prokuror në Kosovë. Ka nja njëqind e kusur vjet kështu juridikisht e nja pesëqind e kusur shpirtërisht, citohet Koha. (b.an)