Rajoni i Kukësit është përfshirë në 24 orët e fundit, nga reshje të lehta bore të shoqëruara me erëra të forta , ulje temperaturash e ngrica. Për pasojë janë krijuar probleme, me qarkullimin rrugor në njësitë administrative Arrën, Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Topojan, Shishtavec e Zapod ku lëvizja kryhet me vështirësi, ndërsa ka edhe ndërpreje të shpeshta të energjisë elektrike.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripes e skorjes. Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore raporton Ora News. Sipas kompanisë mirëmbajtëse përveç pranisë së ngricave, rrezik për aksidente përbën ndotja e trasesë së rrugës me mineral hekur nikel, nga mjetet transportuese.
Sipas shtabit të emergjencave në prefekturën e Kukësit, në terren janë 8 borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës./a.m.