Fundi i vitit e gjen ndërtesën e Spitalit Pediatrik në Tiranë të zbukuruar. Motivet e festës në ambientet e brendshme dhe dekori me drita i japin gjithçkaje një pamje vërtet të gëzueshme. Ishte kjo një ide e realizuar nga Telekom Albania, që gjendet gjithmonë pranë këtij institucioni.
Telekom Albania shpërndau edhe dhurata këtë fundvit për fëmijët në pavijonin e Onko-Hematologjisë në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Me dëshirën për të sjellë një dhuratë speciale në këtë periudhë festive, vetë punonjësit e Telekom Albania plotësuan dëshirat e fëmijëve. Ata u angazhuan personalisht për të përgatitur dhe shpërndarë dhuratat për secilin fëmijë.
Punonjësit ndanë me pacientët e vegjël disa çaste festive, duke krijuar një atmosferë të këndshme. Këta fëmijë qëndrojnë të shtruar për afate të gjata kohore, ndaj Telekom Albania kontribuoi në mënyrë që të gjithë të bëhen pjesë e festimeve. Kështu vazhdon tradita e bashkëpunimit me institucionet shëndetësore në vend, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të infrastrukturës së nevojshme në qendrat që kujdesen për fëmijët dhe shtresa të tjera të shoqërisë.