Këngëtari amerikan Trey Songz u arrestua për shkak se gjatë një koncerti në Detroit hodhi mikrofonat dhe amplifikatorët nga skena, tha policia.
Trey, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Neverson, u arrestua të mërkurën në mbrëmje, pas një koncerti në Detroid. Zëdhënësi i policisë së Detroitit Den Donakovski tha se Songz u bë “shqetësues dhe agresiv”, kur atij iu tha se duhej të përfundonte koncertin dhe të largohej nga skenë në 23:30. Një polic u qëllua në kokë kur ai prej skene ka hedhur objektet.
Songz mund të ngarkohet me akuzën e shkatërrimit të pronës, rezistencë dhe pengim të drejtësisë, përgatiti lajmin BETA. (b.an)