Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiç e ka informuar sot kryeministrin Isa Mustafa për dorëheqjen e saj në këtë post. Këtë informatë për RTK2 përmes telefonit e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç, transmeton Klan Kosova.
“Mirijana Jevtiç në mesditë e ka informuar kryeministrin Isa Mustafa, se po dorëhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për dorëheqjen e Jevtiç, Lista Serbe e njoftoi edhe kryeministrin” tha Simiç.
Gjatë ditës Lista serbe ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Mirjana Jevtiç nga posti i Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal. Madje, Lista Srpska, në letrën që e ka siguruar Gazeta Express ka kërkuar që shkarkimi të ndodhë qysh sot, përgatiti Express. (b.an)