Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përkatësisht Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK) së bashku me Agjencionin Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA) sot ka mbyllur projektin e fundit për vitin 2016 duke realizuar projektin e Hartës Topografike në shkalle 1:25000.
Hartat Topografike të punuara nga AKK në bashkëpunim me Qeverinë Japonisë përmes JICA-së janë të shkallës 1:25 000 dhe i posedojnë këto karakteristika: janë në sistemin koordinat Kosovaref, në formë letre dhe digjitale, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbokroate.
Burimi i të dhënave për përpilimin e Hartës Topografike është nga te dhënat e rilevimit, aerofotogrametrik, hartat e vjetra nga kjo shkallë, të dhënat tjera hartografike, mbledhja dhe verifikimi në terren, nomenklaturë ndërkombëtare dhe Alfabeti Latin, përgatiti Koha. (b.an)