Në përmbyllje të seancës dëgjimore të kryeministrit Rama në komisionin hetimor të PD për marrëveshjen e qeverisë me CEZ, kryetari i këtij komisioni Edmond Spaho ka bërë një sërë batutash me kryeministrin… por edhe Rama nuk ka mbetur prapa.
Rama: Kjo ka qenë seanca më konstruktive e këtij procesi dhe kjo është meritë e juaja në radhë të parë, por dhe pak merita e dëshmitarit. I uroj suksese në jetë realisht, por mbi të gjitha ta gëzoni Vitin e Ri. Të kaloni mirë me familjet tuaja. Partisë tuaj nuk i uroj asnjë sukses
Spaho: Edhe ne ju urojmë Vitin e Ri dhe vecanërisht shumë suksese në jetë.
Rama: Juve nuk e keni me gjithë mend unë po, sepse sukseset e mia në jetë janë tortura juaj në jetë
Spaho: Ju paragjykoni. Suksese në jetë sipas përcaktimeve që ka bërë qeveria juaj, ministri Beqaj/java/a.k