Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot planin e ri urbanistik të kryeqytetit. Mbledhja nisi me një orë vonesë, në 11:05. Në nisje u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako.
Palët u përfshinë në debate që në leximin e rendit të ditës. Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, kërkoi të hiqen nga axhenda e diskutimeve plani urbanistik dhe buxheti, dy çështje të kontestuara nga opozita.
Por kryetarja e grupit të këshilltarëve të PS, Klodi Ferhati u shpreh se “jane zbatuar te gjitha pikat me rigorozitet. Në emrin tim dhe te grupit te PS jemi kunder këtij propozimi”.
Ndërkaq LSI, përmes Endrit Brahimllarit propozoi që dita e sotme t’i dedikohet konsultimit te planit urbanistik per te garantuar informimin.
“Të sqarohemi dhe pastaj te votojme se ky eshte plan i rendesishem dhe pike kryesore eshte transparenca. Të diskutojme gjate gjithe dites per planin urbanistik derisa te sqarohet çdo gje”.
Kryebashkiaku Veliaj ra dakord me këtë propozim, çka solli më pas dhe votimin e rendit të ditës dhe pse me votat kundër të opozitës.
Më pas Veliaj foli për planet e vitit 2017 për kryeqytetin.
“Po miratojme Kushtetuten e 15-20 viteve te ardhshme. Kemi zhvilluar 3 degjesa per planifikimin Urban ku u kemi bere ftesa te gjithe keshilltareve e kete do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime te rregullta ne faqen online te bashkise Tirane per projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mije metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vleresuar nga mbi 80% e qytetareve. Në janar ftoj keshillin bashkiak te beje nje xhiro e te shohe kur te nise shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, tha Veliaj.
OraNews/d.i.