Karlos Tevez kalon zyrtarisht nga Boka Zghuniors te kinezët e Shangai Shenhua, duke u bërë futbollisti më i paguar në histori. Sulmuesi argjentinas nënshkroi një kontratë dyvjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 38 milionë euro në sezon.
Afrimin e 32-vjeçarit e konfirmoi siklubi kinez, ashtu edhe Boka Zhuniorsi që e përshëndeti lojtarin me një mesazh të ngrohtë: “Të priftë e mbara Karlitos. Do ngelesh përherë në zemrat tona”.
Sulmuesi, i cili në Europë ka veshur fanellat e Uest Hemit, Mançester Junajtidit, Sitit dhe Juventusit, shënoi 25 gola në 56 ndeshje duke e ndihmuar klubin e tij të fëmijërisë të fitonte kampionatin dhe Kupën e Argjentinës.
Ndërkohë, Shenhua sezonin e kaluar e mbylli vetëm në vendin e katërt, edhe pse afroi emra të njohur në Europë si Demba Ba, Obafemi Martins apo Fredi Guarin.
Fitimet faraonike
Pas transferimit në Kinë, këto janë shifrat e frikshme që do të përfitojë Karlos Tevez:
– 38 milionë euro në vit;
– 3 166 000 euro në muaj;
– 791 000 euro në javë;
– 113 000 euro në ditë;
– 4 708 euro në orë;
– 78 euro në minutë.
Kjo do të thotë se, ndërkohë që ju e keni lexuar këtë lajm, ai ka futur në xhep rreth 150 euro./panorama/a.k