Akademiku, Ali Aliu i cili prej 20 vjetësh është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se krejt këtë kohë janë akuzuar që favorizojnë një parti politike, LDK-në.
Ai shton se vite me ardhur dhe aktualisht bërthama e Akademisë është LDK-ja, njofton Klan Kosova. “Jam njëzet vjet në akademi dhe gjithnjë na është bërë vërejtje që favorizojmë një parti politike përkatësisht një LDK”, pohon ai.
Ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të rinj Aliu thekson se gjithnjë do të ketë vërejtje dhe pakënaqësi për kandidatët që zgjidhen”.“Mënyra e pranimit dhe konkurrimit në Akademi lejon një subjektivizëm”.“Një vërejte mund të bëhet te propozimi i anëtarëve”. “Nga 50 aplikantë tetë prej tyre hynë në votim”, shton ai.
“Do të dëshiroja të flasim për një proces të zgjedhjeve dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të jetë pika më e rëndësishme”.
Kurse kur pjesë e saj është bërë kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, Ali thotë se aty ka shkuar si ekonomist serioz dhe se kjo nuk mund të vihet në diskutim dhe të komentohet. Më tej përmend edhe ministrin a Arsimit, Arsim Bajrami.n“Si jurist ka aplikuar dhe e kanë propozuar Arsim Bajramin”. (b.an)