Ish-tenistja numër një në botë dhe kampionia e French Open, serbja Ana Ivanoviq është pensionuar nga tenisi, në moshën 29-vjeçare.
Ajo ka thënë se e ka pasur të vështirë të marrë këtë vendim, por i është dashur të pensionohet, transmeton Koha.net. Medie tjera botërore kanë vënë në pah se shkak i pensionimit është shtatzënia, por tenistja nuk e ka pohuar këtë asnjëherë.
Ivanoviq, që së fundi është martuar me futbollistin e njohur gjerman Bastian Schëeinsteiger, ka mbajtur pozitën e parë në botë për nëntë javë dhe kurrë nuk arriti shkëlqimin e atëhershëm. (b.an)