“Shoqëria duhet t’i kushtojë më shumë vëmendjen kësaj shtrese. Ti kushtojmë vëmendje jo vetëm në ditë festash personave në nevojë”… me këtë mesazh iu drejtua ministri i Transportit Sokol Dervishaj qytetarëve, gjatë takimit që pati në Vlorë, me personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët në nevojë.
I shoqëruar nga një grup të rinj të LRI-së, Dervishaj shpërndau dhurata për ta, duke vlerësuar gjithashtu edhe stafin e qendrës në Vlorë.
“Falenderoj stafin për kujdesin e treguar ndaj fëmijëve në këtë qendër. Falënderoj edhe të rinjtë e LRI-së në Vlorë, që u solidarizuan në këto ditë festash duke kontribuar për dhuratat. Ky solidaritet duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe për shtresat në nevojë”,- tha ministri Dervishaj./java/a.k