Dikur Afganistani ka qenë një qendër e vërtetë kulture, me një shtet relativisht laik… por sot ligji i Sheriatit e ka degraduar vendin aty ku s’mban më.
E kësaj përmase është dhe rasti i fundit, ku një grua është vrarë me prerje koke sepse hyri në një dyqan i pashoqëruar nga i shoqi. Akti i pabesueshëm ndodhi në një fshat në provincën e Sar-e-Pulit, vend i cili kontrollohet nga telabanët.
Gruaja kishte hyrë në dyqan për të bërë pazaret e shtëpisë, por një grup burrash që e kishin parë të vetme,e kanë ndaluar dhe e kanë “gjykuar”. Burri i saj nuk ndodhej fare në fshat, por ishte larg, në Iran.
E të njëjtës përmasë ishte dhe rasti i rreth një muaji më parë, kur në jug të Kandaharit u vranë 5 gra… sepse ato shkonin në punë. Kjo sepse sipas “ligjit”, gratë nuk duhet të punojnë./java/a.k