Në qershor të viti 2015 në Lazarat, një grup personash do të qëllonin kundër efektivëve të policisë së shtetit, ku i vdekur do të mbetej polici i RENEA-s Ibrahim Basha.
Për vrasjen e tij akuzohen 11 persona, të cilët tashmë në gjyq kërkojnë gjykim të shkurtuar për të përfituar uljen e masës së dënimit me 1/3. Gjykata ende nuk është shprehur për këtë çështje.
Rreth 11 persona u proceduan në atë kohë, të cilësuar si grupi i zjarrit, i cili qëlloi kundër policisë së shtetit. Në krye të listës së grupit të zjarrit janë vëllezërit Aliko, dy të rinjtë të cilët u arrestuan më vonë, pas tentativës së tyre të dëshpëruar për arratisje në skutat e një tuneli në Kardhiq të Tepelenës./java/a.k