Një hundë elektronike është në gjendje të njohë aromën e më shumë se 17 sëmundjeve, që nga kanceri i veshkave deri te sëmundja e Parkinsonit. Kjo shpikje është publikuar në revistën “ACS Nano”.
Bëhet fjalë për një pajisje e cila është ndërtuar nga ekipi izraelit i Institutit Technion, udhëhequr nga Hossam Haick. Ky është një hap përpara në krahasim me shpikjet e tjera elektronike të ndërtuara deri më tani, të zhvilluara për të njohur një ose më shumë sëmundje.
Një praktikë shumë e lashtë
Mjekët arrijnë të njohin sëmundje të caktuara vetëm duke nuhatur frymën e pacientëve, sipas një praktike shumë të lashtë. Hipokrati në shekullin e pestë para Krishtit, i mësoi nxënësit e tij të njihnin erën e sëmundjeve, të tilla si diabeti.
Për shekuj, nanoteknologjia ka lejuar që sëmundje të ndryshme të “nuhaten” me hundën elektronike, që me anën e disa sensorëve nano, mbledhin 13 aroma të ndryshme, komponentët e të cilit janë analizuar me një spektrometër masiv, shkruan dita.
Në këtë mënyrë, instrumenti njeh praninë e sëmundjes: bazuar në analizën e frymës i lejon instrumentit të njohë 17 sëmundje të ndryshme./a.k