Porti i Vlorës gjatë muajit dhjetor është pushtuar nga fluksi i madh i emigrantëve, të cilat po kthehen në atdhe për t’u bashkuar me familjarët e tyre për të festuar Vitin e Ri.
Këtë vit numri i emigratëve të kthyer për festat është më i madh se vitin e kaluar.
Sivjet kane hyrë në portin e Vlorës 2 mijë persona më shumë, ndërkohë që fluksi pritet të shtohet në ditët në vijim.
Për të përballuar numrin e lartë të emigrantëve, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, 4 për këmbësorë dhe pesë sportele për automjete. Pra gjithsej janë në dispozicion 9 sportele.
Shefi i Sektorit të Policisë Kufitare Ilirjan Delilaj tha se janë marrë të gjitha masat e nevoshjme për të përballuar sa më mirë fluskin, si dhe është shtuar numri i kontrolleve ndaj pasagjerëve apo automjeteve që tregtojnë mallra të ndryshme.
Delilaj tha se situata deri më tani paraqitet e qetë dhe pa probleme.
“Festat e fundvitit, Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, ka marrë masa për menaxhimin e hyrje-daljeve në pikën e kalimit të kufirit, në Vlorë. Në përgjithësi situata paraqitet e qetë,me një tendencë në rritje hyrje-dalje për muajin që jemi, krahasuar vitin e kaluar. Po të shikojmë statistikat, nga data 1 deri në 27 dhjetor, kemi 2125 shtetas, më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Aktalisht punojne 9 sportele, 4 janë për qytetarët dhe 5 janë për automjetet. Parashikohet akoma një tendecë rritje deri në fund të vitit”- u shpreh Shefi i Sektorit të Policisë Kufitarë, Vlorë, Ilirian Delilaj.
Edhe pasagjerët shprehen të kënaqur qe këtë vit nuk u janë dashur të presin në radhë, për të hyrë në Shqipëri nëpërmjet Portit të Vlorës.
shqiptarja.com/d.i.