Partia Demokratike këmbëngul në votimin elektronik. Bashkëkryetari në komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylybashi deklaroi sot se votimi elektronik garanton që të mos bëhet shit- blerja e votës, pasi, sipas tij, një pjesë e parave për tendera dhe koncesione do kalojnë për shti- blerjen e votës. “Kjo e ndalon. Duan të blejnë vota, komisionerë dhe kartat e identitetit. Votimi elektronik heq mundësinë e manipulimit. Zgjatja e numërimit zvogëlohet”, deklaroi Bylykbashi.
Sipas tij, mazhoranca propozon krijimin e komisioneve 4 me 3 të drejtuara nga PS dhe LSI dhe ky do të ishte kthim mbrapa në situatën e vitit 2001.
“Dekriminalizimi i procesit zgjedhor është jetik. Procesi zgjedhor rrezikohet nga kriminelët. Por ska kthim. Është kërkesë jo vetëm e PD, por edhe e SHBA dhe BE. Ata që do të kandidojnë duhet të mendohen mirë përpara se të firmosin që të jenë kandidatë për deputet. Do të pastrohen edhe komisonet”, theksoi ai.
Reagimi i Ballës: Siç bënë me reformën në drejtësi, dua të bëjnë dhe me atë zgjedhore
Balla deklaroi se Partia Demokratike po bën ripërpjkje për të na rikthyer pas, duke i kujtuar se Partia Socialiste me kohë i kishte bërë disa ngë kërkesat që shpalosi Bylykbashi në bashkëbisedimin e tij me gazetarët.
“Ne kemi kërkuar më parë mundësinë e votimit të emigrantëve, por Partia Demokratike na e ka kundërshtuar. Ne e kemi kërkuar më parë numërimin elektronik, por Partia Demokratike na e ka kundërshtuar me justifike të ndryshme”, tha Balla.
Sa i përket reformës zgjedhore, deputeti i PS-së tha se PD ka dorëzuar vetëm amendamente, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë fjalë nga selia blu në lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Në lidhje me numërimin elektronik, Balla ka ftuar Partinë Demokratie që të zgjedhë qarkun ku do të aplikojë këtë teknologji, ndërsa sa i përket manipulimeve në gjedhje, deputeti i PS shtoi se edhe partia kërkon ashpërsimin e masave.
“Sa i përket ligjit për kodin zgjedhor kemi propozuar që partitë politike ta kenë të ndaluar përdorimin e banerave dhe simboleve politike në vendet e papërcaktuara. Më thuaj çfarë varianti ke ti?
Në fund të vitit 2016 i kemi kërkuar PD të zgjedhë qarkun ku do që të realizohet votimi elektronik. Bylykbashi ka harxhuar 4 milion euro gjatë qeverisjes së tij dhe nuk e ka realizuar reformën. PD do që partitë politike të financohen vetëm me fondet e shtetit. Do zoti të gjejmë busull në vitin 2017, se në 2016 nuk e gjetëm”,- tha Balla.