Për ministrin Klosi, ata që kanë rënë në krye të detyrës në luftën kundër krimit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë heronjtë e vërtetë dhe se vepra e tyre duhet të jetë shembull jo vetëm për fëmijët, por të gjithë ne.
Për familjet e policëve të rënë në Berat u shpërndanë më pas dhurata. Gjatë vizitës në Berat, Klosi u takua edhe me familjet me ndihmë ekonomike.
Në një takim,të organizuar në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”,Klosi u ka shpërndarë familjeve ndihma ushqimore dhe dekodera dixhital,ndërkohë që fëmijëve të familjeve në nevojë dhe që trajtohen me përkrahje sociale u janë shpërndarë edhe dhurata në lodra për Vitin e Ri.
Klosi u ka premtuar familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe familjeve në nevojë ngritjen e një qendre “falas” për kurset e formimit profesional të fëmijët të tyre për të dalë nga varfëria.
Klosi u ndal edhe tek reforma e pensioneve, e cila-sipas tij synon tu japë “pension social” edhe të moshuarve që gjatë gjithë jetës së tyre nuk kanë dhënë asnjë kontribut.
Nëpërmjet Paketës së Solidaritetit, tha Klosi “qeveria shqiptare shpërndau këtë vit për çdo pensionist një shpërblim prej 6 000 lekësh (të reja) dhe për familjet me ndihmë ekonomike 2 000 lekë (të reja) shpërblim,ndërkohë që për vitin tjetër është parashikuar të rriten pagat dhe pensionet”.