“Do të ju them të gjithë shqiptarëve që të mos frikësohen sepse vendimi përfundimtar do të jetë vullneti i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe asnjëherë BDI nuk ka marr ndonjë vendim kundër popullit të vet”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së .
Ahmeti theksoi se tek partitë maqedonase duhet të mbizotërojë arsyeja pasi alternativa më e dëmshme për vendin do të ishte sikur të mbetej pa qeveri.
“Nëse nuk ka marrëveshje dhe nëse hyhet në paqartësi kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.
Unë mendoj se tek të gjitha partitë do të mbizotëroj logjika e shëndosh, arsyeja e vërtetë për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet vendi ynë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe” deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së për Alsat.
Kreu i BDI, Ali Ahmeti nuk njeh kufij kur flet për veten, ndërsa shprehet se bën politikë pasi e vlerëson se ju duhet shqiptarëve.
”Kundërshtarët e mi edhe po të kishin lindur edhe një herë nuk do ta kishin arritur atë që e bëra unë.
Unë kam shkatërruar një perandori, unë kam përmbys një Jugosllavi. Natyrisht unë me shokët e mi. Se trimi i mirë është me shokë shumë” tha Ahmeti.