Sipas Mimoza Hafizit, LIBRA nuk do të trashëgojë asnjë cilësi të partive të vjetra.
“Partitë e reja që po krijohen janë shprehje e etjes për demokraci. Pasi këto parti nuk lënë shteg për demokraci brenda partisë. LIBRA si parti e re ka lindur në dy faza: ajo e reaksionit, shkëputje nga PS e dy deputetëve, ne reaguam kundër mungesës së demokracisë. Këto rregulla të shkruara në statutin e PS, u thyen një nga një. Ne kishim një betejë konkrete.
Kjo ishte faza e parë. Kur ne e pamë dhe e treguam para të gjithëve se brenda PS nuk kishte shpresë funksionimi, u shkëputëm nga kjo parti dhe lindi LIBRA që inspiron të mos trashëgojë asnjë cilësi të këtyre partive të vjetra” tha Hafizi.
ma.me