Vetëm gjatë këtij viti në kryeqytet u dhanë 65 leje të cilat zunë 21 për qind të totalit të lejeve të dhëna këtë vit. Qyteti i Beratit vjen i dyti në radhe për numri i lejeve të reja.
Gjatë 9 mujorit u dhanë 45 leje ose 13 për qind të totalit. Elbasani, Lezha dhe Shkodra gjithashtu kanë dhënë një numër të madh lejesh në krahasim me qytet e tjera.
Vetëm në tremujorin e tretë 2016 janë miratuar gjithsej 145 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe rreth 75.321 metër katror. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 67,6 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 32,4 %.
Por me megjiithë këto zhvillime sektori i ndërtimit thelloi më tej tendencën ngadalësuese të rritjes në tremujorin e dytë të vitit. Vlera e shtuar e ndërtimit shënoi një rritje vjetore me 1.8%, pas rritjes me 8.1% në tremujorin e parë të vitit. Ritmet më të zbutura të ecurisë së sektorit u ndikuan nga rënia e kontributit të komponentit publik, si dhe nga efekti statistikor krahasimit me një bazë të lartë një vit më parë. Ndërkohë, rritja e fluksit të investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë ndihmoi rritjen e sektorit.