Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm një një aktivitet ku u shpërndanë çertifikata legalizimi për banesa në Tiranë.
Rama tha se qeveria aktuale kryen legalizime çdo 4 muaj aq sa qeveria e djathtë bëri në 8 vite gjithsej.
Ai tha se këtë vit të ri, 52 mijë familje do ta festojnë me lejen e legalizimit.
“52 mijë familje do ta festojnë Vitin e Ri me lejen e legalizimit. Çdo 4 muaj po legalizojmë aq sa legalizoi qeveria e vjetër në 8 vjet. Ka probleme të rënda të trashëguara tek ata banorë që sot jetojnë në pallate të pahipotekuara:”, deklaroi Rama./a.m.