Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Shqipëria rrezikohet që t’i rikthehet regjimi i vizave. Sipas Berishës, mekabnizmi i miratuar nga BE për rikthimin e vizave për shtetasit e vendeve nga vijnë kërkesa të shumta për azil të pajustifikuara, rrezikon vendin tonë nga penalizimi.
Ja postimi i Berishës në facebook:
Nje lajm vertet i hidhur:
Shqiperia, kandidati me kryesor per rivendosjen e vizave!
Te dashur miq, pas bllokimit te hapjes se negociatave nga Edvin Kristaq Rama, Shqiperise mund t’i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshem, pasi ajo qe tani ploteson kushtet kryesore per rikthimin e tyre.
Ne vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.
Në 8 dhjetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një mekanizëm për rikthimin e vizave i cili do aktivizohet në disa rrethana. Së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve iu është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së; se dyti kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil; dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve.
Nga 60 shtete, me te cilat BE ka firmosur levizjen e lire, pra pa viza, Shqiperia zen vendin e pare me distance nga çdo vend tjeter per kerkesat per azili politik te pamotivuar dhe per numerin e personave qe hyjne dhe kane qendruar ne menyre te parregullt ne territorin e BE.
Keshtu, Shqiperia me Edi Ramen eshte kandidati numer nje per rikthimin e vizave me BE. sb
/a.m.