Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka shumë për zemër Tuiterin, kjo dihet. Ai nuk rri dot pa postuar aty mendimet e tij, replikat, batutat dhe deri tek qëndrimet që lidhen me politikën e brendshme apo të jashtme.
Dy mesazhe të tij më të fundit janë bërë objekt debatesh në SHBA. Trump ju përgjigj presidentit Obama, i cili kishte deklaruar se do ta kishte mundur atë në një garë presidenciale eventuale. “Presidenti Obama thotë se ai do më mundte mua. Ka të drejtë ta thotë këtë gjë, por unë i përgjigjem: Në asnjë mënyrë jo!”. Më tej ai shton edhe arsyen: “Bota ishte e zymtë para fitores time. Tani tregjet janë në ngritje. Me Obamën vendet e punës ikën, u shfaq ISIS dhe programi i tij i sigurimeve shëndetësore”.
Një shigjetë e Trumpit, ndoshta ajo më helmatisura, i adresohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ja çfarë shkruan Trump për OKB: Kombet e Bashkuara kanë një potencial të madh, por për aktualisht janë vetëm një klub për njerëz që mblidhen dhe bëjnë llafe, duke u kënaqur së bashku. E mjerueshme!”