E përditshmja “Utrinski” shkruan se BDI është para një dileme që të shkojë në Qeveri me VMRO-DPMNE apo me LSDM.
“Pavarësisht se bisedimet zyrtare nuk kanë filluar ende, BDI bashkë me Aleancën për Shqiptarët po hartojnë pozicionet e tyre fillestare, në prag të fillimit të negociatave ndërpartiake”, shkruan gazeta, transmeton INA.
Nga BDI theksojnë se ende nuk mund të japin detaje për pozicionet e tyre politike, sepse janë të angazhuar për harmonzimin e qëndrimeve dhe arritjen e një memorandumi me partitë shqiptare që fituan mandate deputetësh. Sipas gazetës, BDI është vendimtare për të formuar qeverisjen e ardhshme. (INA)
ma.me