Policia e Shkodrës godet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike. Sekuestrohen 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis-sattiva në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan, teksa në pranga ra një shtetas italian, poseduesi i lëndës narkotike, i cili kishte ardhur ne vendin tone te furnizohej me droge por mesa duket ka ngritur dyshime tek Policia dhe pas kontrollit ka dale zbuluar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin Lorenzo Pratti, 24 vjeç, banues në Itali. Më datë 26.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Audi” me targa DE 090 AT, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të automjetit ku u gjetën:
• 54 pako me peshë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal. /ma.me