Foreign Policy: Dëshironi Intifadën e tretë? Mjaft që Donald Trump të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

 

Mes shumë mënyrave alarmante përmes së cilave presidenti i zgjedhur, Donald Trump mund të rishikojë politikën e jashtme tradicionale amerikane, një nga shqetësimet më emergjente dhe më trazuese është zotimi i tij për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve në Izrael drejt Jeruzalemit. Kandidatë të tjerë të suksesshëm presidencialë, më të fundit, Bill Clinton dhe George W. Bush janë zotuar gjatë fushatave se do ta ndërmerrnin një lëvizje të tillë sapo të hynin në Shtëpinë e Bardhë, por nuk e kanë mbajtur premtimin.

Trump, sidoqoftë, duket më pak i prirur se secili prej tyre të zmbrapset nga kjo ide. Ajo që pritet është me gjasa një gafë kolosale – jo vetëm për palestinezët, por për reputacionin diplomatik të Amerikës dhe pozicionin e saj, sikundër edhe për sigurinë kombëtare të Izraelit.

Këmbëngulja e Trump në dhënien e përshtypjes se ai vërtet kërkon të zhvendosë ambasadën kur të marrë detyrën duket të jetë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që administrata e tij po përgatitet të bëjë drejt të djathtës ekstreme të Izraelit.

Ambasadori i përzgjedhur, avokati David Friedman, që ka këshilluar Trump në çështje të mëparshme të falimentimit, ka një histori të gjatë deklaratash ekstreme për konfliktin dhe pikëpamje tërësisht jashtë kontekstit si për ligjin ndërkombëtar ashtu edhe për politikën afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Izraelin dhe Palestinën.

Friedman mbështet fuqishëm aktivitetin agresiv të ndërtimit dhe kundërshton në mënyrë kategorike zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve, edhe pse, sikundër pjesa më e madhe e avokatëve të tillë, ai shmang me kujdes përcaktimin se çfarë lloj marrëveshjeje politike mund ta zëvendësojë këtë zgjidhje.

Me gjasa kjo vjen për shkak se ky vizion përfshin diçka që nuk mund të thuhet me gjuhë diplomatike – një sistem të vazhdueshëm apartejdi me palestinezë vetëqeverisës në një Izrael de facto shumë të madh që kontrollon pjesën më të madhe të tokës së territoreve të pushtuara pa marrë përgjegjësi për të gjithë popullsinë. Të gjitha deklaratat publike të Friedman shprehin një pozicion të nacionalizmit maksimalist hebre, (ai gjithnjë përdor fjalën “ne” kur përshkruan izraelitët hebrenj) dhe virtualisht nuk u jep asnjë koncesion të drejtave humane apo kombëtare të palestinezëve apo edhe ligjeve ndërkombëtare dhe normave të sjelljes.

Që kur kongresi mandatoi lëvizjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, në vitin 1995, çdo president përfshirë edhe ata që premtuan ta zhvendosin ambasadën, kanë firmosur një urdhër ekzekutiv që sanksionon se lëvizja nuk është në interesin kombëtar të Amerikës për momentin. Që prej vitit 1947, komuniteti ndërkombëtar, virtualisht unanim, e ka parë Jeruzalemin si një “corpus separatum” e ardhmja e të cilit dhe statusi preciz politik duhet të përcaktohet përmes negociatave midis Izraelit dhe arabëve, sidomos palestinezëve.

Për shkak të konsensusit ndërkombëtar unanim në lidhje me statusin e Jeruzalemit, asnjë ambasadë ndërkombëtare në Izrael nuk ndodhet aktualisht në këtë qytet, dhe pothuajse të gjitha janë në Tel Aviv. Kjo është e vërtetë edhe për amerikanët dhe fuqi të tjera të mëdha, edhe pse 24 vende dikur kanë pasur ambasada në ose pranë Jeruzalemit Perëndimor.

Sidoqoftë, pas aneksimit të njëanshëm nga Izraeli të territoreve të pushtuara në shkelje, si vuri në dukje edhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të parimit “të papranueshmërisë së marrjes së territoreve me luftë”, këto misione u zhvendosën. Nëse Shtetet e Bashkuara e lëvizin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem, ato të merrnin drejtimin e abrogimin të konsensusit ndërkombëtar që u ruajt për më shumë se 70 vjet.

Jo vetëm që Uashingtoni do të braktiste dhe praktikisht do e hidhte në kosh, konsensusin ndërkombëtar për ndërtimin dhe qëndrueshmërinë e të cilit ka luajtur një rol drejtues për dekda me radhë, por do të hidhte poshtë edhe idenë që territoret nuk mund të fitohen ushtarakisht si është formuluar nga OKB.

Shtetet e Bashkuara do të braktisnin edhe çdo shpresë për të shërbyer si një negociator i ndershëm apo efektiv midis Izraelit dhe palestinezëve në të ardhmen e afërt.

Përgjigja e palestinezëve në terren është e vështirë të parashikohet. Por potenciali për një zemërim të jashtëzakonshëm dhe dhunë është dukshëm shumë i madh. Jeruzalemi është çështja më delicate midis izraelitëve dhe palestinezëve, ashtu si ka treguar Intifada e dytë dhe moment të tjera në të cilat ka shërbyer si pika e goditjes.

Jeruzalemi mbledh bashkë ndjeshmëri fetare, nacionaliste, simbolike dhe etnike në një përzjerje unike të fuqishme dhe të rrezikshme. Nëse palestinezët dalin në përfundimin se e ardhmja e atij që e konsiderojnë kryeqytet të ardhshëm të shtetit të tyre, po vihet në rrezik nga politika amerikane, një përgjigje e dhunshme dhe e zemëruar në formën e trazirave spontane apo edhe të organizuara, me gjasa, mund të jetë e paevitueshme.

Për Izraelin, përfitimet nga ambasada amerikane me seli në Jeruzalem do të ishin tërësisht simbolike, ndërsa kostoja thelbësore dhe domethënëse. Jo vetëm se Izraeli mund të përballet me trazira të lidhur direkt me këtë zhvendosje, por edhe se zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem do të dëmtonte rëndë pozicionin rajonal të Izraelit dhe arritjet diplomatike me shtete të rëndësishme arabe.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com