Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident rrugor që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas policisë lokale, një makinë tip ‘Fuoristradë’ ku udhëtonin 6 persona ka dalë nga rruga për shkak të ngricave dhe shpejtësisë në Zerqan. Gjashtë të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa mësohet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa shkak kryesor dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga shpejtësia dhe akulli në këtë pjesë të rrugës.