Ky qe shihni ne kete video eshte Aldi Lleshaj, i riu qe disa dite me pare grabiti nje automjet “Porsche”, dhe sapo pa Policine ne vendin e ngjarjes, qelloi nje efektiv duke e lene te plagosur rende me nje plumb ne koke.
Në videon e postuar nga “Panorama” tregohet se si i riu ka pritur masën e sigurisë ndaj tij nga salla e spitalit të Traumës ku ndodhet i shtruar. Aldi ndodhet ne Tirane qe prej dites se ngjarjes, ku u dergua pasi u plagos ne kembe nga efektivet e Reneas, te cilet e neutralizuan pasi pane qe perpjekjet e tyre ishin te kota per ta bindur te riun te dorezohej.
Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lleshajn, i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në dt. 22.12.2016 në Laç, ku mbeti i plagosur punonjësi i policisë N. Gjergji.
Nderkohe, Prokuroria ka zbardhur te gjithe dinamiken e ngjarjes, se si Lleshaj qelloi me arme ndaj Policise dhe plagosi efektivin ne koke./a.m.