Historiania e njohur Elena Kocaqi ka marrë urdhër mbrojtjeje nga ish-vjehrra. Vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku ish-bashkëshorti Marjan Levanti i plagosi me thikë prindërit dhe vëllain, Elena Kocaqi ka denoncuar ish-vjehrrën.
Gjithçka ka ndodhur pasi e ëma e Marjanit ka tentuar t’i marrë djalin 8-vje♪5ar historianes.
“Më datë 25.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.L vjeç 59 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë në mënyrë të padrejtë fëmijën D.L, 8 vjeç, bashkëshortes së djalit, E.L, vjeç 41 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. Nenet 127 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.