Ljubomir Mariç ka thënë se politikisht e ndien veten më të pjekur se sa Isa Mustafa, transmeton Koha.net.
Ish – ministri i Ministrisë së Administratës e të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, i ndërruar nga kryeministri Mustafa në fillim të këtij muaji, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të vendit.
“Ajo që ka mundur të dëgjohet është se Isa Mustafa nuk është i kënaqur me punën dhe me deklaratat e mia politike”, citon Rts të ketë thënë Mariç duke mos dhënë përgjigje pse Mustafa e ka ndërruar nga vendi i ministrit. Ai ka shtuar se politikisht e ndien veten më të pjekur se sa Isa Mustafa.
Duke folur për Mirjana Jevtiçin, e cila e ka zënë vendin e tij në Ministri, në MAPL, Mariq ka thënë se ajo këtë vendim e ka marrë krye në vete dhe pa u këshilluar me shtetin e Serbisë. Sot në Beogradi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, e edhe Mariq, janë takuar me kryeministrin Aleksandar Vuçiç. (b.an)