Policia e Tiranës shpalli në kërkim 2 persona nga laçi të cilët tentuan përdhunimin e një 22 vjeçareje nga Tirana.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në “Rrugën e Kavajës” nëTiranë, teksa dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç nga Laçi, kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L., 22 vjeçe.
Dy të rinjtë e futën vajzën në makinë me dhunë dhe tentuan ta përdhunojnë, por fatmirësisht njerëz që kanë dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë.
Dy laçianët më pas janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.
Sipas policisë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dy laçianët akuzohen për veprat penale të parashikuara në Nenet 110, 102/2 e 22 të Kodit Penal./a.m.