Gjykata ka izoluar në burg Marjan Levanti, shtetasin i cili dy ditë më parë plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish-gruas, historianes së njohur Elena Kocaqi.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi u dha nga gjykata një ditë pasi Levanti tentoi vetëvrasjen në ambjentet e paraburgimit.
Ai shkoi te banesa e prindërve të ish-gruas ku sulmoi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin të cilët mbetën të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Detajet, si ndodhi ngjarja
Në datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19’’, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, shtetasi Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases E. Levantit), I cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesë të të shoqes – e cila jetonte në banesë të të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4 katshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për tu ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai. Kur erdhi në shtëpi bashkeshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe , dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre. Marjani e ndoqi atë pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve megjithëse u kërkoi të ndërmjetësonin për tu ribashkuar, qe E., e cila nuk pranoi ta bënte këtë, dhe u ngjit në katet e sipërme të banesës. Pas asaj shkoi dhe e ëma Q.K. Këtu, Marjani ngaqë nuk gjeti mirkuptimin e prindërve të bashkeshortes, me një thikë që e mori këtu, qëlloi në krah të majtë Ferit K., të atin e bashkeshortes. Këtu ndërhyri Altini (njëri vëlla I bashkeshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë. Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkeshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks. Pas kësaj, Marjani u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën A. Levanti. Vëllai tjetër I bashkeshortes, Andi, dërgoi në spital të atin, të ëmën, dhe vëllanë, për tu dhënë ndihmën e shpejtë. Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes, pasi u gjet I fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
/a.m.