Ajjri në Shkup edhe sot shënon nivel të lartë të ndotjes, ashtu që vlerat e grimcave PM10 janë sërish mbi nivelin e lejuar, shkruan 24vesti. Sipas matjeve të fundit të Ministrisë së Ambientit Jetësor në Qendër ka 226,36 mikrogramë grimca PM10 në metër kub; në Rektorat 223,88; në Gazi Babë 220,27; në Lisiçe 211,61; në Karposh 91,41 dhe në Milladinovc 74,38.
Në Manastir janë matur 143,17; në Kavadarc 141,45; në Tetovë 125,04; në Kërçovë 121; në Kumanovë 84,20; në Koçan 61; në Veles 59,26 mikrogramë grimca PM10 në metër kub.
“Kryetarët e komunave të Shkupit sot do të takohen për të biseduar mbi ndotjen e ajrit në rajonin e Shkupit”njoftoi kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.
Takimi mes kryetarëve të komunave bëhet me ftesë të Trajanovskit dhe do të mbahet në lokalet e qytetit të Shkupit në parkun e qytetit. Takimi ka për qëllim përgatitjen e masave me të cilat do të zvogëlohen pasojat nga ndotja e ajrit, transmeton Portalb, përgatiti Express. (b.an)