Fitorja e LSDM-së në rivotimin e djeshëm ne Tearcë nuk i ndryshoi mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por edhe më shumë e ashpërson luftën për atë se kush do të koalicionojë për Qeverine e re. Rruga deri aty nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për ish-kryeministrin Nikolla Gruevksi, komentojnë njohësit e çështjeve politike për Radion Deutche Welle.
Dje në Tearcë LSDM fitoi 245 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 150 dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që LSDM t’i barazoj mandatet me VMRO-në. Me këtë VMRO paralajmëroi që do ti fillon negociatat për formimin e qeverisë, por nga ana tjetër LSDM është decide duke potencuar se ajo do të jetë partia e cila do të udhëheq qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë sepse shumica e qytetarëve kanë vendosur për ndryshime në Maqedoni. Shumë dilema, shumë matematika komentojnë ekspertët, disa nga ata vlerësojnë se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe gjitha opsionet janë të hapura.
“Nuk përjashtoj asnjë opsion edhe atë që të shkohet në zgjedhje të reja, dmth në asnjë mënyrë nuk mund të formohet qeveri, as koalicion I zgjeruar, as gjitha kombinimet e partive që të formojnë qeverinë.
Por ajo që dihet pa marrë parasysh kombinimeve janë dy çështje, se qeveria e ardhëshme nuk do të ketë jetë të gjatë e cila do të fokusohet në prioritetet dhe reformat që duhet të bëhen dhe kjo mendoj që do të ndikon të partitë gjatë negociatave për formimin e qeverisë.
Mendoj se këto janë disa çështje ku gjatë negociatave nuk mendoj se partitë politike do të luftojnë me çdo kusht të jenë pjesë e kësaj qeverie”, ka deklaruar për DË analisti politik Petar Arsovski. Ai gjithashtu thotë se fatura e shqiptarëve për të qenë pjesë e qeverisë do të jetë shumë e lartë, por Arsovski është skeptik se Gruevksi do ta paguajë këtë faturë.
Nga ana tjetër profesori universitar Mersel Bilalli është kategorik ku thotë se qeverinë e ardhëshme domosdo duhet ta formoj opozita sepse shumica e qytetarëve kanë kërkuar ndryshime dhe kanë votuar opozitën. Ai konsideron se gjitha opsionet tjera për formimin e qeverisë me VMRO-në janë të dëmshme për Maqedoninë.
Më 28 dhjetor deputetët do të marrin vërtetimet për deputet. Afati për konstituimin e Parlamentit është deri më 31 dhjetor dhe më pas deri më 20 janar duhet të zgjidhet qeveria e re, transmeton Zhurnal.mk, citohet Express. (b.an)