Në Chicago, SHBA, gjatë sulmeve me armë në këtë fundjavë janë vrarë nëntë persona, ndërsa janë plagosur 33 të tjerë. Zyrtarët policorë njoftuan se ka pasur shumë sulme këtë fundjavë, ndërsa gjatë Krishtlindjeve, janë regjistruar në pjesën jugore të qytetit.
Gjatë sulmit me armë para kishës apostolike Labor of Love ka humbur jetën një person, ndërsa në sulmin me armë në klubin e natës Westchester ka humbur jetën një tjetër person, ndërsa janë plagosur pesë të tjerë.
Dihet se shkalla e kriminalitetit në këtë qytet është e lartë. Nga fillimi i vitit në Chicago janë vrarë 747 persona, ndërsa janë plagosur 4.258 të tjerë, përgatiti Koha. (b.an)