Përbërësit (për 6 – 8 persona):
4 vezë
3 – 4 filxhanë kafeje sheqer
3 filxhanë vaj
3 filxhanë kos
1 pako me vanilje pluhur
Lëkura e 1 portokalli
7 filxhanë miell
50 gram çokollatë e zezë
1 pako pana embëlsirash
Përgatitja:
Fillimisht në një enë hidhni vezët me sheqerin dhe rrihini ato fort me ndihmën e një mikseri. Shtoni aty vajin, kosin, miellin dhe kremin e vaniljes. Përzjeini mirë me njëra – tjetrën deri sa të krijohet masë homogjene.
Ndajini në kupa të vogla të cilat e pranojnë nxehtësinë e furrës dhe piqini në teperaturë 200 gradë. Ndërkohë në një ene të vënë në zjarr të ngadaltë shkrini çokollatën. Pasi ëmbëlsirat të jenë pjekur, hiqni nga furra lerini të ftohen, lyeni pjesën e sipërme me çokollatë.
Sipër saj vendosni panën e ëmbëlsirave në formë piramide dhe spërkateni me lëkurën e grirë të portokallit.