Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se po i hyn shumë seriozisht punëve të shtëpisë, duke filluar të mësojë edhe mënyrën sesi bëhen petët.
I ftuar në “E diela shqiptare”, ai së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea kanë realizuar një garë live, se kush do të bënte më shumë petë për bakllava.
Të dy të shkathët, por Erioni duket se ia thotë më shumë për të bërë petët, pasi asnjë nuk u prish. E gjithë kjo shfaqej është shoqëruar me humor dhe të qeshura në sallë, por edhe për mbarë publikun.
“Në 2017 do të jem më shumë në shtëpi, madje do bëj edhe petë. Jap fjalën”, tha ai./express