Solli në jetë tre këlyshë, u bë me 16 nipër, 12 stërnipër dhe 3 stër-stërnipër. Një rekord i vërtetë. Por Colo është mësuar të thyejë rekorde.
Në 22 dhjetor mbushi 60 vjeç, duke u bërë gorilla më e vjetër në botë. Jo vetëm kaq, por Colo është edhe gorilla e parë e lindur në një kopsht zoologjik amerikan dhe është pjesë e “Gorilla Species Survival Plan”, një shoqatë që bashkon 51 kopshte zoologjike amerikane të bëhen bashkë për të shpëtuar nga rreziku i zhdukjes këtë specie.
Columbus Zoo, në Ohio të SHBA, organizoi për të një festë të vërtetë, me dekore, dhe këngën e ditëlindjes.
Colo është një gorillë tipike e pyjeve të Afrikës. Emri i saj, siç shkruan noa.al, vjen nga bashkimi i shkronjave të para të Columbus dhe shtetit të Ohio.
Kur erdhi në jetë në vitin 1956, veterinerët e kopshtit zoologjik, dinin shumë pak rreth shtatzënisë së gorillave dhe mendonin se lindja ishte ende larg. Kështu ata u befasuan kur gjetën trupin e gorillës ende në lëngun amniotik përtokë në kafaz, pasi nëna e kishte braktisur. Nga një këlysh i brishtë vetëm 2 kilogramë, me kujdesin e njerëzve Colo u rrit shpejtë dhe u bë e bëshme.
Në vitin 1958, Colo u prezantua me një ekzemplar mashkull me emrin Bongo, i cili u bë partneri i saj, deri kur në vitin 1990 ngordhi si pasojë e një ataku.
Colo vuan nga dhimbje reumatike sidomos në duar dhe për këtë arsye merr ilaçe të vazhdueshme. Personat që merren me kujdesin e saj, i përgatisin ushqimin në mënyrë të tillë që t’i forcojnë gishtat e duarve.
Për ditëlindje ju përgatit një tortë e veçantë me fruta. Disa nga fotografitë e festimeve i gjeni në fotogaleri.