Autori i plagosjes së trefishtë ndaj të afërmve t ëish bashkëshortes së tij, pedagoges Eleni Kocaqi, ka tentuar t’i japë fund jetës së tij në ambitentet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:20 të natës së 25 dhjetorit, atëherë kur të gjithë po festonin Krishtlindjet.
Marjan Levanti goditi me thikë ish vjehrrën, ish vjehrrin dhe ish kunatin e tij. Pas arrestimit, ai bënte ata përgjegjeës për ndarjen me gruan.
Levanti ka tentuar në orët e vona të kësaj dite Krishtlindje për t’u vetëvarur, përmes batanijes së tij, të cilën e kishte prerë me rripa rripa, në mënyrë që të krijonte një lloj litari. Pork a qenë një gardian që e ka pikasur dhe ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.12.2016, rreth orës 01:20, në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi i arrestuar Marjan Levanti, 37 vjeç, ka tentuar të vetëvaret, duke prerë me rrypa batanijen, ku ka tentuar ti lidhë rrupat tek hekurat e dritares por është konstatuar nga punonjësit e policisë me shërbim tek dhomat e paraburgimit. Ku shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 për të marrë ndihmë mjekësore./java/a.k