Me rastin e Krishtlindjeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës uron të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Tiranës për më shumë mirëkuptim dhe dashuri.
Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi një takim me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” për të ndarë urimin për një shoqëri më solidare ndaj të gjithë atyre personave që kanë më shumë nevojë.
Në mesazhin e Tij, Veliaj thekson se “me dashurinë që sjellin Krishtlindjet dhe festat e Viti i Ri, çdokush mund të jetë një qytetar më i mirë dhe mund të bëjë një gjest fantastik, për të qenë një qytetar i denjë”.
Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë ata të cilët gjenden në pamundësi ekonomike, që të festojnë në një nga qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. “Gëzuaaar! Ne i hapëm dhuratat me fëmijët më specialë të Tiranës. Këtë javë festo në një nga qendrat sociale, bëj dikë të lumtur”, tha Veliaj./a.k