Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do t’i rishikojë marrëdhëniet e veta me Kombet e Bashkuara.
Kjo për shkak se Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovoi një rezolutë e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në tokën palestineze.
Kjo rezolutë kaloi pasi SHBA refuzoi ta përdorte veton kundër saj. Tradicionalisht, SHBA e ka mbrojtur Izraelin nga rezolutat dënuese.
Netanyahu ka insistuar se Izraeli nuk do t’i bindet rezolutës së votuar nga 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është mirëpritur nga liderët palestinezë.
“E kam udhëzuar Ministrinë e Jashtme që brenda një muaji ta bëjë rivlerësimin e të gjitha kontakteve tona me Kombet e Bashkuara, përfshirë edhe financimin izraelit të institucioneve të OKB-së dhe prezencën e përfaqësuesve të OKB-së në Izrael,” ka thënë ai.
Panorama/d.i.