Pesë persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në pranga.
Burime nga policia e Korçës bënë me dije se pas hekurave përfundoi Janaq Nikolla (Arjan Pasho), 45 vjeç, banues në fshatin Voskop, pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.
Po ashtu, në pranga ra dhe Rigels Mulla, 36 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Kontrabanda e mallrave ku u implikua Mulla u zbulua si fillim nga emisioni ivestigativ “Fiks fare”, i cili transmetoi në datat 7-8 prill 2015 pamje filmike mbi mënyrën e futjes së 5 400 kokrra vezë nga Bitola e Maqedonisë për në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Goricës. Ish-doganieri, bashkë me kolegun e ti akuzohen se kanë fikur kamerat e sigurisë për të kaluar kontrabandë vezët kontrabandë.
Të njëjtat burime theksojnë se u arresuat dhe Mariglen Dadolli, 37 vjeç, banues në fshatin Hoçisht i Devollit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkaq, Specialistët e Seksionit për Narkotikët bënë kapjen dhe të Albert Nuzit, 39 vjeç, banues në Bilisht dhe Eraldi Zejnunin, 21 vjeç, banues në Korçë. Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka dënuar Nuzin me 7 muaj burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
BW/d.i.